Ekip
28 Korrik 2016•Përditësim: 28 Korrik 2016
PARIS (AA) – Zyra e Prokurorit Publik të Francës njoftoi se ka identifikuar sulmuesin e dytë në kishën e Normandisë, ku u vra një prift. Më tej theksohet se me anë të analizës së ADN-së u zbulua se ai ishte 19-vjeçari Abdel-Malik Nabil Petit Jean i lindur në Vosges të rajonit lindor francez, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai së bashku me Adel Kermich, më 26 korrik kryen sulmin në kishë gjatë meshës së mëngjesit në Saint-Étienne-du-Rouvray. Gjatë sulmit me thikë e prenë priftin 85-vjeçar në qafë, dhe morën peng tre murgesha dhe një çift të moshuar.