Turgut Alp Boyraz
24 Nëntor 2015•Përditësim: 25 Nëntor 2015
JERUSALEM (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në takimin me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem, ashpër dënoi të gjitha ngjarjet që kërcënojnë jetën e njerëzve, raporton Anadolu Agency (AA).
"Askush nuk do të duhet të jetojë në dhunë të përditshme, me sulme në rrugë, me gërshërë, thika apo automobila. Këto ngjarje meritojnë të dënohen dhe unë dënoj të gjitha sulmet terroriste që kanosin jetën e njerëzve të pafajshëm", tha Kerry.
Ai theksoi se Izraeli ka çdo të drejtë që të mbrohet.
"Izraeli ka çdo të drejtë dhe obligim që të mbrohet. Mendimet dhe lutjet tona janë për njerëzit e pafajshëm që kanë vdekur", theksoi Kerry dhe shprehu shqetësim për shkak të destabilizimit në rajon.
Kerry tha se në Izrael ka ardhur me qëllim që me kryeministrin Netanyahu të bisedojë për mënyrën, në të cilën të gjithë së bashku të punojmë në luftën kundër terrorizmit.
Netanyahu tha se Izraeli për çdo ditë lufton me "militantët dhe organizatat terroriste".
"Kjo nuk është vetëm lufta jonë por e secilit. Kjo është betejë të cilën civilizimi e bën kundër barbarizmit", tha Netanyahu.