Gamze Türkoğlu Oğuz
05 Shtator 2017•Përditësim: 06 Shtator 2017
SANTIAGO (AA) - Taksistët në Kili të cilët protestonin kundër shërbimit Uber, me të cilin iu mundësohet pronarëve të automjeteve private të bëhen taksist me anë të një aplikacioni celular, mbyllën rrugën kryesore në kryeqytetin Santiago, e cila shkon në aeroport, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta e taksistëve shkaktoi bllokimin e qarkullimit, ndërsa udhëtarët për të arritur deri në aeroport u detyruan të ecin me valixhet e tyre.
Kanalet televizive lokale dhanë pamjet e vinçave që i tërhiqnin taksitë nga rruga. Për shkak të kaosit të ndodhur njoftohet se një brazilian 65 vjeçar ka humbur jetën nga sulmi në zemër.
Ndërsa nga aeroporti bëhet e ditur se nga protesta janë ndikuar më shumë se 2400 udhëtarë, ndërsa janë shtyrë më shumë se 10 fluturime.
Shërbimi Uber i cili u themelua në vitin 2009 ka 14.000 punonjës dhe më shumë se 1 milion shoferë në më shumë se 600 qytete në mbarë botën.