Aldıjana Hadzıc
27 Dhjetor 2015•Përditësim: 27 Dhjetor 2015
SANTIAGO (AA) - Ekipet zjarrfikëse me përpjekje jashtëzakonshme po përpiqen të kenë nën kontroll zjarrin i ciili ka përfshirë rajonin në afërsi të kryeqytetit Santiago, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet gjenden në terren që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm duke bërë përpjekje maksimale që të mundin stuhinë e zjarrtë. Akoma nuk ka të dhëna të sakta për hapësirën të përfshirë nga zjarri, ashtu siç nuk dihet për viktima eventuale.
Një zjarr i përmasave të ngjajshme ndodhi disa javë më parë në të cilin qenë të përfshirë tre parqe nacionale në Kili.