Mahmut Atanur
26 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
PEKIN (AA) - Departamenti i Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) ka ndaluar mbajtjen e telefonit celular Samsung "Galaxy Note 7" në avion në të gjitha fluturimet, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e vendeve të cilat kanë vendosur këtë ndalim për arsye sigurie ndodhet edhe Kina, ndërsa më parë kështu kanë vepruar SHBA-të, Turqia, Mali i Zi dhe Sllovenia.
Ata që përpiqen të hyjnë me telefonin do të gjobiten, ndërsa pajisja do të konfiskohet.