Riyaz Khaliq Khaliq
08 Shtator 2021•Përditësim: 09 Shtator 2021
Kina të mërkurën pretendoi se një shkatërrues i raketave të drejtuara nga SHBA-ja "hyri" në ujërat e saj në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria kineze e Mbrojtjes tha se USS Benfold "kaloi në ujërat territoriale të Kinës pranë Ishujve Nansha në Detin e Kinës Jugore".
Në një deklaratë, ajo tha se forcat detare dhe ajrore të ushtrisë "kryen ndjekje dhe monitorim të të gjithë procesit dhe paralajmëruan shkatërruesin amerikan".
Tian Junli, një zëdhënës i ushtrisë kineze, po ashtu në një deklaratë tha se ky hap "shkelte seriozisht sovranitetin dhe sigurinë e Kinës", dhe është një tjetër "provë e hekurt e hegjemonisë së saj lundruese dhe militarizimit të Detit të Kinës Jugore".
Tian e quajti SHBA-në një "rrezik të jashtëm të sigurisë" në Detin e Kinës Jugore, dhe "shkatërruesin më të madh" të paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.
Deklarata tha se Kina ka "sovranitet të padiskutueshëm" mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore dhe ujërat e saj ngjitur.
Deti i Kinës Jugore pretendohet nga Kina dhe disa vende të tjera rajonale, dhe operacionet e vazhdueshme detare amerikane në ngushticën e Tajvanit, pjesë e detit të diskutueshëm, kanë zemëruar Kinën.
Pekini ka refuzuar të pranojë praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon, duke e hedhur poshtë atë si "ndërhyrje nga një i huaj".
Pavarësisht paralajmërimeve të Kinës se deti "nuk duhet të bëhet fushë beteje për fuqitë e mëdha", një studim i fundit zbuloi se SHBA-ja vëzhgoi Detin e Kinës Jugore "pothuajse çdo ditë" në gjysmën e parë të këtij viti.