Mahmut Atanur
27 Nëntor 2015•Përditësim: 27 Nëntor 2015
PEKIN (AA) - Aktivisti kinez, Yang Maodong, 48 vjeç, u dënua me gjashtë vjet burg për organizimin e protestës për mbrojtjen e lirisë së shtypit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të të përditshmes kineze "South China Morning Post", Maodong, i njohur me nofkën Guo Feysiong, u shpall fajtor për organizimin e protestave për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe për thirrjet ndaj njerëzve që të vijnë në protesta.
Për këtë, gjykata kineze dënoi Yang-un me gjashtë vjet burg.