Adem Şalvarcıoğlu
25 Korrik 2018•Përditësim: 26 Korrik 2018
ANKARA (AA) - Në Kinë është zbuluar fosili 174 milionë vjeçar i dinozaurit, i cili i përket një lloji të ri të dinozaurëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një hulumtimi të publikuar në revistën Nature Communication, dinozauri i quajtur Lingwulong (dragua madhështore) është në gjatësi prej 10-15 metrash.
Mësohet se ky lloj i dinozaurëve i cili peshon 70 tonë, ka një strukturë të vogël të kokës. Dinazaurët e tillë shëtiteshin në formë të grupeve të vogla.
Sipas hulumtimeve të mëparshme, familja Diplodocus të cilës i përket edhe dinozauri i “draguas madhështore”, ka jetuar para 160 milionë vitesh. Por me këtë hulumtim të fundit u zbulua se familja në fjalë ka ekzistuar edhe para 160 milionë viteve.
Ky zbulim ka dhënë një dëshmi të re se mund të zbulohen fosile që i takojnë edhe viteve të mëparshme.