Mahmut Atanur
03 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
PEKIN (AA) – Në Kinë janë zbuluar gjurmë të këmbëve më të vogla të dinozaurit në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkencëtarët nga Kina, SHBA-të dhe Koreja e Jugut para do kohe njoftuan se disa gjurmë të dinozaurëve janë gjetur në qarkun Zhaojue në provincën Sichuan.
Bëhet fjalë për gjurmë këmbësh të gjata dy centimetra, raportojnë mediat kineze. Gjurmët e këmbëve të dinozaurit në botë e kanë origjinën nga periudha Kretak.
Gjatë disa viteve të fundit në këtë rajon janë zbuluar më shumë se një qind gjurmë këmbësh të dinozaurit.