Gözde Bayar
29 Gusht 2019•Përditësim: 30 Gusht 2019
Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite interceptuan një dron që vinte nga Jemeni të drejtuar nga rebelët Huthi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i koalicionit saudit koloneli Turki al-Maliki të mërkurën vonë tha se forcat e koalicionit arritën të interceptonin dhe të rrëzonin dronin në hapësirën ajrore të Jemenit, njoftoi agjencia saudite e lajmeve SPA.
Droni u lëshua nga qyteti verior Saada.
Duke theksuar se të gjitha përpjekjet e milicisë Huthi për të lëshuar drone janë të destinuara të dështojnë, Al-Maliki tha se koalicioni do të marrë të gjitha masat operative dhe praktikat më të mira të rregullave të angazhimit për t'u marrë me dronët dhe të mbrojë civilët.
Më vonë, ai tha se një predhë armike ra në Aeroportin Ndërkombëtar Abha në në jug të Arabisë Saudite, i cili çdo ditë kujdeset për mijëra pasagjerë civilë nga kombësi të ndryshme. Ai tha se incidenti po hetohet nga autoritetet.
Huthit njoftuan se ata kishin sulmuar aeroportin me një raketë kryqëzuese.
Al-Maliki theksoi se rebelët Huthi shënjestruan civilët që mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe rregullave të tij zakonore.
Jemeni u zhyt në një luftë civile në 2014 kur rebelët Huthi të mbështetur nga Irani pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Dhuna e vazhdueshme ka shkatërruar infrastrukturën e Jemenit, duke bërë që OKB-ja ta përshkruajë situatën si "një nga katastrofat më të këqija humanitare të kohërave moderne".