Ekip
12 Nëntor 2020•Përditësim: 12 Nëntor 2020
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen pretendon se ka rrëzuar një dron të ngarkuar me eksploziv të nisur nga rebelët Huthi në drejtim të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Droni synonte të vinte në shënjestër civilët në rajonin jugor", tha zëdhënësi i forcave të koalicionit kolonel, Turki al-Maliki në një deklaratë.
Ky njoftim vjen pasi forcat saudite thanë se kapën dhe shkatërruan dy anije të ngarkuara me eksploziv në jug të Detit të Kuq, të nisur gjithashtu nga Huthit, të cilët mbështeten nga Irani.
Huthit nuk janë pronocuar rreth incidenteve. Grupi, megjithatë, rregullisht njofton fillimin e sulmeve me raketa dhe dronë në territoret saudite, duke thënë se ata janë duke reaguar ndaj sulmeve nga vendi i Lindjes së Mesme.
Zëdhënësi i Huthive, Yahya Sarei kishte kërcënuar më parë se do të merrte hapa të përshkallëzuara si përgjigje të "mbylljes së vazhdueshme të porteve ajrore dhe detare të Jemenit".
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga Huthit.
Më shumë se 100 mijë jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare në botë, me miliona njerëz në rrezik të urisë.