Safiye Karabacak
27 prill 2023•Përditësim: 27 prill 2023
Kolonët hebrenj shkulën dhjetëra pemë ulliri dhe hardhi që u përkisnin palestinezëve në periferinë e qytetit të pushtuar të Betlehemit në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, Rami Hamamira, drejtor i Këshillit të Vendbanimit Husan të qytetit të Betlehemit, deklaroi se një grup kolonësh hebrenj shkulën dhjetëra fidanë hardhie dhe ulliri në rajonin Wadi Qiddis.
Hamamira tha se kolonët dëmtuan gjithashtu fushat me domate dhe speca në zonë dhe një rrjet uji që përdoret për ujitjen e të mbjellave.
Në rajonin Wadi Qiddis, i cili mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 400 hektarësh në perëndim të vendbanimit Husan, tokat bujqësore dhe rreth 12 burime ujore ku palestinezët bëjnë jetesën, herë pas here ekspozohen ndaj sulmeve të tilla nga kolonët hebrenj.