Esat Fırat
20 Mars 2018•Përditësim: 20 Mars 2018
EL HALIL (AA) – Në qytetin El-Halil të Bregun Perëndimor nën pushtim, kolonët hebrenj kanë sulmuar nxënësit palestinezë të cilët ishin duke dalë nga shkolla, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i Komiteteve të Rezistencës Popullore, aktivisti Ratib el-Xhubur në një deklaratë për AA tha se nxënësit palestinezë përderisa ishin duke dalë nga shkolla fillore Et-Tuvana të qytetit El-Halil, papritmas u janë nënshtruar sulmit të kolonëve hebrenj.
Xhubur thotë se kolonët hebrenj kanë ndjekur fëmijët palestinezë të cilët përpiqeshin të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se ata të cilët i kanë kapur i kanë sulmuar me shkopinj.
Ai bën të ditur se kolonët hebrenj të cilët jetojnë në vendbanimet përreth El-Halilit, kohë pas kohe kryejnë sulme ndaj qytezave palestineze. Ai njofton se kolonët po u shkaktojnë probleme nxënësve dhe se i sulmojnë nxënësit palestinezë në jug të qytetit.