Mustafa Deveci
18 Qershor 2019•Përditësim: 18 Qershor 2019
Kolonët hebrenjë në Bregun Perëndimor kanë dëmtuar 23 automjete pronarë të të cilave janë palestinezë, si dhe kanë shkruar mesazhe raciste në disa objekte, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale theksojnë se një grup kolonësh hebrenjë gjatë mbrëmjes nëpër mure të shtëpive kanë shkruar mesazhe raciste në gjuhën hebreje dhe kanë dëmtuar automjetet e palestinezëve në vendbanimet Dir Istiya në Salfit.
Informacionin për sulmin e konfirmoi edhe policia izraelite e cila njoftoi se do të ngrihen hetime.
Sulmet ndaj pronave palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor shpesh kryhen nga anëtarët e grupit radikal hebre "Pagesa e borxheve". Në Bregun Perëndimor, i cili është nën okupimin izraelit që nga viti 1967, ka rreth 250 vendbanime të paligjshme hebreje në të cilat jetojnë më shumë se 400 mijë kolonë hebrenjë.