Sinan Doğan
18 shkurt 2021•Përditësim: 18 shkurt 2021
Në një sulm të armatosur në departamentin Antioquia të Kolumbisë, kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa një tjetër është plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Antioquia, Anibal Gaviria, tha se sot do të thirret mbledhje e Këshillit të Sigurisë që sulmuesit të kapen dhe shtoi se nuk do të heq dorë nga lufta kundër atyre që përhapin terrorizmin.
Gjatë sulmeve të grupeve të armatosura këtë vit janë vrarë më shumë se 40 persona ndërsa më së shumti sulme janë regjistruar në Antioquia, Cauci dhe Narin.
Bandat "Gulf Clan", "Gaor 36" dhe "Los Chapas" janë gjithashtu aktive në këto zona.