Ata Ufuk Şeker
12 Tetor 2017•Përditësim: 12 Tetor 2017
BRUKSEL (AA) - Njëzet shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE), kanë vendosur që të krijohet Zyra e Prokurorisë që do të merret me krimet financiare, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i BE-së njoftoi se është miratuar rregullorja për krijimin e Zyrës së Prokurorisë Publike të Evropës (EPPO), që do të jetë zyrë e re e prokurorisë që do të merret me krimet financiare.