Ekip
14 Gusht 2019•Përditësim: 15 Gusht 2019
Në një zbulim madhor mjekët në Republikën Demokratike të Kongos kanë deklaruar se epidemia Ebola tani është “e kurueshme” pasi dy pacientë u shëruan plotësisht pas trajtimit me barna prototipi, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtor i Institutit Kombëtar të Kongos për Hulumtime Biomjekësore, Jean-Jacques Muyembe, tha se edhe pse shpërthimi i fundit i epidemisë Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka vrarë mbi 1.900 persona që kur filloi gushtin e kaluar, ajo më nuk konsiderohet si e pashërueshme.
“Sot, ne hodhëm një hap të ri”, tha Muyembe në një konferencë për media, duke theksuar se dy pacientë ishin shëruar me sukses dhe ishin kthyer në fshatrat e tyre.
Muyembe tha se pacientët kishin një normë të mbijetesës prej 90 për qind me dy ilaçe të reja, mAb114 të zhvilluar nga Instituti Kombëtar Amerikan i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe REGN-EB3 të krijuar nga Farmaceutikë Regeneron me bazë në SHBA.
Këto dy ilaçe, bëri të ditur ai, do të përdoren për të trajtuar të gjithë njerëzit në Republikën Demokratike të Kongos, por paralajmëroi se sëmundja ende është vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet në fazat e hershme të saj.
Në një deklaratë të lëshuar ditën e djeshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi suksesin e barnave, duke vlerësuar se “këto janë barnat e vetme me të cilat pacientët e ardhshëm do të trajtohen.