Abdulbesar Ademi
12 Tetor 2025•Përditësim: 13 Tetor 2025
Konvojet me ndihma humanitare nga Egjipti filluan të kalojnë në Gaza përmes kalimit kufitar Rafah pas marrëveshjes së armëpushimit të shpallur së fundmi, raporton Anadolu.
Të mërkurën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin rënë dakord për fazën e parë të një plani 20-pikësh që ai paraqiti më 29 shtator për të sjellë një armëpushim në Gaza, për të liruar të gjitha pengjet izraelite në këmbim të rreth 2 mijë të burgosurce palestinezë dhe për një tërheqje graduale të forcave izraelite nga e gjithë enklava.
Një fazë e dytë e planit kërkon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force të sigurisë që përfshin palestinezë dhe trupa nga vendet arabe dhe islamike, dhe çarmatimin e Hamasit.
Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 67.600 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.