Emre Aytekin
28 nëntor 2024•Përditësim: 02 dhjetor 2024
Koreja e Jugut ia ka kthyer Pekinit eshtrat e 43 ushtarëve kinezë që humbën jetën teksa luftonin në anën e Koresë së Veriut në Luftën e Koresë, transmeton Anadolu.
Në lajmin e agjencisë kineze Xinhua thuhet se eshtrat e 43 ushtarëve që luftuan në Ushtrinë Vullnetare Kineze janë kthyer nga Koreja e Jugut.
Eshtrat e ushtarëve do të varrosen në varrezat ushtarake në qytetin Xinyang, qendra administrative e provincës verilindore të Kinës Liaoning.
Në lajm thuhet se që nga viti 2014 në Kinë janë kthyer eshtrat e 981 ushtarëve kinezë që humbën jetën në Luftën e Koresë.
Kina mbështeti Korenë e Veriut kundër forcave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të udhëhequra nga SHBA-ja, të cilat mbështetën Korenë e Jugut në Luftën e Koresë midis viteve 1950-1953.