Ekip
28 Gusht 2016•Përditësim: 28 Gusht 2016
SEUL (AA) – Autoritetet e Koresë së Veriut iu përgjigjën akuzave të Kombeve të Bashkuara pas lançimit të fundit të raketave balistike dhe akuzuan SHBA-të dhe "pasuesit" e saj se kërcënojnë sovranitetin dhe ekzistencën e Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia veri-koreane e lajmeve Yonhap lajmëron se Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut ka hedhur poshtë pohimet e OKB-së lidhur me kërcënimet pas testimit të fundit të raketave balistike.
Në deklaratë thuhet se lançimi i raketave balistike nga nëndetësja është pjesë e rëndësishme strategjike e programit për zhvillimin e armëve bërthamore për vetëmbrojtje. Ministria e jashtme veri-koreane mohon pohimet e OKB-së se ky program kërcënon paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe botës.
Koreja e Veriut tha se do të vazhdojë procesin e forcimit të fuqisë ushtarake përkundër paralajmërimeve të SHBA-ve dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas testimit të fundit të raketave balistike.