Ekip
28 Gusht 2016•Përditësim: 28 Gusht 2016
AMAN (AA) - Ambasadorja amerikane në Jordani, Alice Wells deklaroi se Washingtoni të hënën do të përmbush premtimin e presidentit Barack Obama për përkujdesjen e 10 mijë refugjatëve sirianë në SHBA gjatë këtij viti fiskal, raporton Anadolu Agency (AA).
Wells të dielën ka pranuar tre familje siriane përpara nisjes së saj në San Diego të Kalifornisë dhe Charlotescille të Virxhinias.
Përparësia është dhënë për viktimat e dhunës, njerëzit me probleme shëndetësore dhe fëmijët.
Disa aktivistë kanë kritikuar Washingtonin zyrtar sepse është tepër i ngadalshëm në pranimin e njerëzve të ikur nga konflikti.
Programi i vendosjes së refugjatëve është edhe një nga temat e fushatës aktuale presidenciale në SHBA me ç'rast Donald Trump, kandidati republikan për president të vendit, paralajmëroi se sirianët e zhvendosur paraqesin një kërcënim potencial për sigurinë.