Tonguçnaz Seleme Baştürk
14 Janar 2016•Përditësim: 15 Janar 2016
SEUL (AA) - Koreja e Veriut ka akuzuar Forumit Ekonomik Botëror (WEF) se në mënyrë të padrejtë ka anuluar ftesën e saj për konferencën e Davosit e cila do të mbahet javën e ardhshme, ndërkohë kërcënon organizatorët se do të bartin përgjegjësi për pasojat eventuale, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm i Phenianit, Ri Su-yong, ishte paraparë të jetë delegati i parë i këtij vendit në forum pas dy dekadave të abstenimit.
Bordi menaxhues i WEF-së fillimisht kishte paraparë përfshirjen e Koresë së Veriut pas "sinjaleve inkurajuese" nga ky shtet i izoluar, megjithatë, gjatë një konferencë të mërkurën në Gjenevë, një anëtar i bordit shpjegoi se situata ka ndryshuar pas provës bërthamore të javës së kaluar në Korenë e Veriut.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, lajmëroi se vendi u përgjigj me një letër proteste.