Hajer M'tırı
14 Janar 2016•Përditësim: 15 Janar 2016
PARIS (AA) - Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kundër organizatës terroriste DAESH, do të takohet javën e ardhshme për të diskutuar mbi rritjen e numrit të sulmeve ndaj grupit militant, deklaroi sot ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, raporton Anadolu Agency (AA).
“Është mëse e qartë se DAESH-i po tkurret në Irak”, tha Le Drian duke njoftuar për sulmet e fundit ajrore të Francës mbi grupin në Irak.
"Po shqyrtojmë se si mund të intensifikojmë përpjekjet tona në Irak dhe Siri", tha ai gjatë një prononcimi për televizionin francez BFMTV, në të cilin tha se që nga dita e hënë, avionët e tyre kanë kryer shtatë operacione.
Le Drian informoi se javën e ardhshme në Paris do të takohen partnerët amerikanë, britanikë dhe gjermanë për të dakorduar strategjinë e koalicionit.