Firdevs Bulut
26 Korrik 2020•Përditësim: 26 Korrik 2020
Koreja e Veriut sot regjistroi rastin e parë të dyshuar me koronavirusin e ri, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Një person që ka hyrë në mënyrë të paligjshme javën e kaluar përmes qytetit kufitar Kaesong u dyshua për COVID-19 dhe është marrë nën vëzhgim, raportoi KCNA.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, zhvilloi një takim urgjent, duke thënë: "Përkundër masave parandaluese intensive anti-epidemike të marra në të gjitha fushat në gjithë vendin dhe mbylljes së rreptë të të gjitha kanaleve për gjashtë muajt e fundit, ndodhi një situatë kritike, për të cilin virusi i rrezikshëm mund të thuhet se ka hyrë në vend".
Kim vuri në dukje se do të zbatohet niveli maksimal i masave kundër pandemisë në vend, shtohet në lajm.
Kaesong është mbyllur për hyrje dhe dalje që nga e premtja pas kontrolleve rutinore, kurse njerëzit që kanë udhëtuar drejt qytetit dhe nga qyteti në pesë ditët e fundit janë karantinuar, theksoi Kim.
Në fillim të këtij viti, Pheniani njoftoi pezullimin e të gjitha udhëtimeve me Kinën, duke deklaruar nuk kishte asnjë kërcënim të COVID-19 në vend.