Emre Aytekin
05 Korrik 2017•Përditësim: 05 Korrik 2017
SEUL (AA) - Koreja e Veriut e cila ka kryer testimin e parë të suksesshëm të raketës ndërkontinentale balistike me rreze të gjatë veprimi ka sfiduar SHBA-të dhe aleatët e saj të cilët kanë reaguar ndaj testimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e transmetuar në kanalin shtetëror të Koresë së Veriut KRT në pamjet të cilat pretendohet se janë filmuar teksa presidenti Kim Jong-un ndiqte testimin raketor janë paraqitur mesazhe se lideri i Koresë së Veriut nuk do të heq dorë asnjëherë nga armët bërthamore dhe se do të vazhdojë t'i dërgojë Uashingtonit "paketa të reja dhuratë" të përbëra nga armët bërthamore dhe testimet raketore.