Nuray Tunçay
15 Prill 2016•Përditësim: 15 Prill 2016
MOSKË (АА) – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i kërkoi falje gazetës gjermane në të cilën u publikuan “Dokumentet e Panamasë” lidhur me presidentin Vladimir Putin dhe pranoi se “kanë gabuar” për lidhshmërinë e kësaj gazete me SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Peskov, në arsyetimin për shtypin rus theksoi se ka gabuar lidhur me prezantimin e dokumentit për Putinin në “Dokumentet e Panamasë” nga ana e shtypit gjerman dhe lidhshmërisë së tij me Amerikën.
“Ky është gabimi im. Duhej të kontrolloja edhe një herë. I kërkoj falje gazetës”, deklaroi Peskov.