Ekip
15 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
BRUKSEL (AA) – Ministrja belge e Transportit, Jacqueline Galant, ka dhënë dorëheqje pasi doli në pah një raport sekret i Bashkimit Evropian në të cilin në mënyrë të hollësishme përshkruhen mangësitë në mbikëqyrjen e sigurisë të aeroportit "Zaventem" në Bruksel, ku më 22 mars u krye sulmi terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Charles Michel të premten pas bisedës me ministren e Transportit konfirmoi dorëheqjen e saj.
“Ministrja parashtroi dorëheqjen e saj te mbreti dhe ai e pranoi”, tha Michel. Dokumentin e fshehtë të Bashkimit Evropian nga viti i kaluar e publikuan dy parti opozitare belge.