Ali Cura
11 Tetor 2023•Përditësim: 12 Tetor 2023
Zëdhënësi Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi se situata në të ardhmen për Forcën Paqeruajtëse Ruse në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit do të diskutohet me qeverinë e Bakusë, transmeton Anadolu.
Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me të ardhmen e Forcës Paqeruajtëse Ruse në Karabak.
Duke tërhequr vëmendjen se ushtarët rusë ndodheshin faktikisht dhe ligjërisht në territoret e Azerbajxhanit, Peskov u shpreh se kjo dihet edhe nga kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan.
"Përsa i përket regjimit të qëndrimit të tyre të mëtejshëm dhe të gjithave mënyrave lidhur me të, atëherë kjo sigurisht që do të diskutohet me palën azerbajxhanase", deklaroi Peskov.
Rusia do të vazhdojë kontaktet e saj edhe me Armeninë, theksoi Peskov, i cili shtoi se në bisedën e fundit telefonike që Pashinyan bëri me presidentin rus Vladimir Putin nuk u bisedua lidhur me rivendosjen e forcave ruse.
- "Rusia vazhdon kontaktin me palët e konfliktit"
Ndaj pyetjes së gazetarëve se "A do ta njihni Hamasin si organizatë terroriste ashtu si disa vende të tjera?", zëdhënësi Peskov dha përgjigjen: "Vazhdojmë kontaktet tona me palët e konfliktit. Edhe atje, edhe në vende të tjera ka shtetas rusë. Për ne fati i shtetasve rusë është përparësia jonë numër një. Rusia po analizon në mënyrë që kujdesshme situatën. Rusia ruan pozicionin e saj si në vend që ka potencial për përfshirje në procesin e zgjidhjes".
Ndërkaq, në lidhje me rolin e Rusinë në çështjen Izrael-Palestinë, Peskov theksoi:
"Është ende herët për të folur rreth rolit të Rusisë në zgjidhjen e vërtetë, sepse konflikti ndodhet në fazën e luftës së nxehtë. Situata është shqetësuese, potencialisht shumë e rrezikshme dhe e rrezikshme duke përfshirë pasojat humanitare. Duhet të ndalim sulmet terroriste. Duhet të ndalim përdorimin e forcës joproporcionale. Duhet të plotësojmë nevojat minimale të popullatës në Gaza".