Dmitri Chirciu
26 Shkurt 2022•Përditësim: 26 Shkurt 2022
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ka vazhduar plani i operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe se forcat ushtarake kanë vazhduar përparimin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin rus Moskë, Peskov bëri deklarata për gazetarët lidhur me sulmet e Rusisë në Ukrainë.
Duke tërhequr vëmendjen se presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të ndalojë operacionin për negociatat me Ukrainën, Peskov pretendon se qeveria e Kievit ka hequr dorë nga negociatat.
"Ka vazhduar plani i operacionit ushtarak i Rusisë. Sot pasdite forcat kryesore kanë vazhduar përparimin", tha Peskov.