Erbil Başay
05 Tetor 2017•Përditësim: 05 Tetor 2017
BERLIN (AA) - Kreu i Qeverisë së Administratës Autonome të Katalonjës Carles Puigdemont, ka kritikuar qeverinë e Spanjës dhe Bashkimin Europian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke bërë një vlerësim për krizën e Katalonjës në gazetën gjermane Bild, Puigdemont tha se është i mundur arrestimi i tij por se ai nuk frikësohet nga kjo.
Pasi ka vënë në dukje se tashmë nuk befasohet nga veprimet e qeverisë së Spanjës dhe e cila ka kryer gabime të njëpashnjëshme, Carles Puigdemont, ka mbrojtur idenë e tij se qeveria nuk dëshiron të shikojë të vërtetat.
"Ajo që më zhgënjen mua është përse në BE nuk kritikohet në mënyrë të arshpër qëndrimi i policisë?. Janë shkelur të drejtat themelore të popullit të Evropës. Por, nga BE-ja nuk ka asgjë. Sikur kjo të kishte ndodhur në të njëjtën mënyrë në Turqi, Poloni apo në Hungari do të kishte një zemërim të madh kundër kësaj", tha Puigdemont.
Me udhëzim të Ministrisë së Brendshme të Spanjës për referendumin në Katalonjë u dërguan në Barcelonë reth 10 mijë forca të policisë dhe xhandarmërisë.
Më shumë se 800 persona u plagosën gjatë ndërhyrjes në ditën e referendumit në disa qendra votimi nga forcat e sigurisë së Spanjës të cilët ndodheshin në rajon me arsyestimin se policia katalonjase kishte kërkuar ndihmë.