Ahmet Gürhan Kartal
19 Nëntor 2017•Përditësim: 19 Nëntor 2017
LONDËR (AA) – Kryetari i partisë politike irlandeze Sinn Fein, Gerry Adams ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të dalë në pension nga posti të cilin e mbajti plot 34 vite, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësi i krahut politik të Lëvizjes Irlandeze IRA, Adams largimin e tij nga politika e njoftoi në konferencën e rregullt vjetore të Sinn Fein, e cila u mbajt mbrëmë në Dublin.
"Mendoj se duhet të them se kam pasur privilegjin të jem pjesë e një lidershipi të shkëlqyer. Një nga sukseset tona më të mëdha është procesi i ndërtimit të paqes. Vitin e ardhshëm nuk do të kandidoj për në Dail (Parlamenti Irlandez)", tha Adams.
Një nga politikanët më karizmatik irlandez, Adams, tha se me udhëheqjen e Sinn Fein do të caktojnë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të kryetarit të ri të kësaj partie politike, e cila njëherish do të jetë edhe data e daljes së tij në pension.
"Lidership do të thotë të dish se kur është koha për ndryshime, dhe kjo kohë është tani", ka thënë 69 vjeçari Adams, i cili luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes së paqes midis nacionalistëve irlandezë dhe republikanëve në vitin1998.