Ata Ufuk Şeker
11 Shkurt 2016•Përditësim: 11 Shkurt 2016
BRUKSEL (AA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka deklaruar se NATO do të bëjë punën përgatitore për patrullimin në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).
Carter, në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes në Bruksel, tha se Turqia, Gjermania dhe Greqia kanë kërkuar që të përfitojnë nga mundësitë e NATO-s në Egje.
Duke theksuar se NATO shprehu dëshirën për të mbështetur dhe për të qenë pjesë e operacioneve në luftën kundër krizës e refugjatëve, Carter shtoi se zyrtarëve të NATO-s iu është dhënë urdhri që të bëjnë planifikim për parandalimin e emigracionit të paligjshëm dhe kontrabandimit të emigrantëve dhe se NATO do të bëjë punën përgatitore për patrullimin në Detin Egje.