Ekip
11 Shkurt 2016•Përditësim: 11 Shkurt 2016
SEUL (AA) – Koreja e Jugut këtë mëngjes filloi me tërheqjen e kompanive dhe punonjësit e saj nga kompleksi industrial kufitar Kaesong, i cili është pothuajse i vetmi simbol i bashkëpunimit të mundshëm mes dy Koreve, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet e Koresë së Jugut dje njoftuan se do të pezullojnë përkohësisht punët në kompleksin Kaesong për shkak të kërcënimeve dhe provokimeve gjithnjë e më të shpeshta nga ana e Koresë së Veriut, dhe bënë të ditur se pezullimi i punës në kompleksin industrial do të vazhdojë deri sa Peniani zyrtarë të punojë në zhvillimin e armëve bërthamore.
Kompleksi Industrial Kaesong është vendosur përgjatë kufirit të Koresë së Veriut, ku në fillim të viteve 2000 ishin dakordur për bashkëpunim mes dy vendeve. Sipas të dhënave të fundit, në kompleksin kanë operuar 124 ndërmarrje nga Koreja e Jugut ku ishin punësuar afër 55 mijë njerëz nga ai rajon.
"Këtë mëngjes kemi filluar me tërheqjen e punonjësve nga kompleksi, kurse qëllimi i qeverisë është që sa më shpejtë të jetë e mundur dhe pa incidente të evakuohen punonjësit e kompanisë sonë", tha një zyrtar i Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut.
Agjencia e lajmeve Yonhap njoftoi se nuk ka pasur incidente gjatë kalimit të kufirit, por autoritetet jugokoreane kanë frikë se tensionet mund të rriten gjatë evakuimit të pajisjeve.