Barış Seçkin
25 Shkurt 2016•Përditësim: 25 Shkurt 2016
ROMË (AA) - Prokuroria e Romës ka nisur një hetim pas pretendimeve se Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve (NSA) ka përgjuar kryeministrin e italian Silvio Berlusconi në vitin 2011 dhe qeverinë e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas reagimeve diplomatike dhe politike ndaj pretendimeve të përgjimeve mes Italisë dhe SHBA-ve në lidhje me këtë çështje është përfshirë edhe gjyqësori italian.
Mësohet se Prokuroria e Romës ka nisur hetimet pasi gazeta me tirazh të lartë 'La Repubblica' ditë më parë duke iu referuar dokumenteve të Wikileaks shkroi mbi pretendimet për përgjimin e telefonatave të pallatit Chigi të kryeministrisë dhe të kryeministrit Silvio Berlusconi në vitin 2011.