Hakan Ceyhan Aydoğan
25 Shkurt 2016•Përditësim: 26 Shkurt 2016
MOSKË (AA) - Njoftohet se në një minierë private në Republikën Komi të Rusisë ka ndodhur shembje dhe sipas vlerësimeve të para rreth 90 persona kanë mbetur nën rrënojat, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Situatave Emergjente të Republikës Komi, sipas vlerësimeve të para në minierë ka ndodhur shembje ose shpërthim i shkëmbit. Në deklaratë theksohet se rreth 90 minatorë kanë mbetur nën rrënoja.
Në deklaratën të bërë nga kompania e minierës për agjencinë e lajmeve Tass është theksuar se gjatë shembjes në minierë janë gjendur 88 punonjës.
Theksohet se kanë filluar punimet e kërkim-shpëtimit në minierë.