Gözde Bayar
04 Dhjetor 2019•Përditësim: 04 Dhjetor 2019
Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Vadym Prystaiko, ka deklaruar se NATO duhet të përqendrohet në rajonin e Detit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në Londër, kryediplomati ukrainas theksoi se rajoni i Detit të Zi është i sigurt falë pranisë së NATO-s dhe Turqisë.
“Çelësi i fqinjëve tanë në Turqi është rajoni i Detit të Zi”, theksoi Prystaiko.
Sipas tij, përderisa NATO është e përqëndruar në Evropën veriore dhe vendet baltike, Ukraina mbron kufirin lindor të NATO-s.
Prystaiko shtoi se Ukraina dhe Gjeorgjia nuk u ftuan t’i bashkohen NATO-s, gjë që çoi që Rusia të sulmojë së pari Gjeorgjinë dhe më pas Ukrainën.
NATO-ja dhe Moska mbeten në mosmarrëveshje për disa çështje, duke përfshirë separistët përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë, aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë, si dhe për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet perëndimore.