Mahmoud Barakat
07 Qershor 2019•Përditësim: 09 Qershor 2019
Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ka mbërritur në Sudan për të ndërmjetësuar ndërmjet Këshilit të Përkohshëm Ushtarak (TMC) dhe autoriteteve të opozitës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i TMC-së, gjeneral lejtant Shams-Eddin Kabbashi, priti kryeministrin etiopian në Aeroportin Ndërkombëtar të Khartoum-it.
Vizita njëditore vjen pasi Unioni Afrikan (UA) pezulloi pjesëmarrjen e Sudanit në aktivitetet e saj.
Gjatë konfrontimit të dy ditëve të fundit midis ushtrisë sudaneze dhe protestuesve, mbi 100 persona u vranë në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete tjera të mëdha të vendit.
Sudani vazhdon të mbetet i përfshirë nga trazirat që nga 11 prilli kur struktura ushtarake njoftoi “largimin” e presidentit Omar al-Bashir pas disa muajve protestash popullore kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare.