Zehra Nur Düz
07 Qershor 2019•Përditësim: 09 Qershor 2019
Forcat e sigurisë kanë kapur rreth 1.6 ton metamfetamin të paligjshëm në një operacion të madh në Australi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat kufitare australiane (ABF) njoftuan se droga është transportuar nga Tajlanda në një port në kryeqytetin Melbourne të shtetit Victoria.
Droga e zbuluar, 1.596 ton metamfetamin dhe 37 kilogram heroinë ishte e fshehur brenda altoparlantëve stereo.
Sipas ABF-së, ky është operacion më i madh i kryer ndonjëherë në historinë e Australisë.
Policia australiane filloi një hetim pas operacionit.