Fatjon Cuka
16 Prill 2019•Përditësim: 17 Prill 2019
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Katar me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Rama gjatë vizitës u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit të Katarit, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë së Shqipërisë.
Rama ka realizuar një takim me Emirin e Katarit, ndërsa theksohet se “Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë”.
Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë mes dy vendeve, u theksuan gjatë takimit si prioritet.