Mümin Altaş
25 prill 2018•Përditësim: 25 prill 2018
MADRID (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, është pritur nga mbreti spanjoll Felipe i Gjashtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi është realizuar i mbyllur për mediumet në Pallatin Zarzuela në Madrid.
Yıldırım gjendet në Spanjë në kuadër të një vizitë zyrtare dyditore me ftesë të kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy.
Gjatë vizitës, Yıldırım është takuar me Rajoy, biznesmenët turq dhe spanjollë me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, ndërsa mori pjesë në Forumin Nueva Economia, i cili vlerësohet si një pikë e rëndësishme reference për politikanët, komunitetin e biznesit dhe qarqet diplomatike.