Vügar Novruzoğlu
06 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
BAKU (AA) - Kryetarët e Grupit Minsk të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) po qëndrojnë për vizitë në Azerbajxhan pas tensioneve që ndodhën në ditët e fundit në vijën e frontit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së rusi Igor Popov, francezi Pierre Andrieu, amerikani James B. Uorlik dhe përfaqësuesi i posaçëm polak Andrzej Kasprzyk janë pritur nga presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
Presidenti Aliyev dhe kryetarët kanë diskutuar çështjen e rritjes së tensioneve në ditët e fundit në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.
Kryetarët e Grupit Minsk thanë se e kanë mirëpritur me kënaqësi arritjen e armëpushimit në vijën e frontit. Ata potencuan se duhet të intensifikohen bisedimet e ndërmarra për zgjidhjen e problemit të Karabakut malor dhe se ky problem duhet të zgjidhet sa më parë.