Aşkın Kıyağan
11 Korrik 2017•Përditësim: 11 Korrik 2017
VJENË (AA) - Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili është kryesuesi i radhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke theksuar se asnjë vend nuk është i sigurtë përballë terrorizmit dhe radikalizmit, tha se duke u bashkuar në unitet duhet të luftohet kundër të gjitha formësimeve të terrorizmit duke përfshirë edhe PKK-në, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim para takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të OSBE-së i cili mbahet në rajonin Mauerbach, 10 km larg kryeqytetit të Austrisë, Vjenë, pasi ka bërë të ditur se janë mbledhur për të diskutuar problemet në kuadër të OSBE-së, ai është shprehur se krahas tensioneve ushtarake, në krye të rreziqeve në rajon janë terrorizmi dhe radikalizmi.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se asnjë vend nuk është i sigurtë përballë terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit, Kurz tha se "Kemi përjetuar sulme në Rusi, Kazakistan, Gjermani, Turqi dhe Britani. Këto sulme kanë shkaktuar frikë në shoqëritë tona. Ne duke u bashkuar në unitet duhet të luftojmë kundër këtyre rrjedhave".
"Ne duhet të luftojmë së bashku kundër organizatave islamike radikale. Ne gjithashtu në të njëjtën kohë duhet të ndërmarrin një luftë kundër organizatave terroriste si PKK-ja dhe sigurisht edhe kundër formësimeve ekstreme të krahut të djathtë", është shprehur Kurz duke në dukje rëndësinë se duhet të luftohet me çdo lloj të terrorizmit.
Ndër të tjera Kurz ka bërë të ditur se sot do të ndajë me pjesëmarrësit pjesën e parë të punimit që përfaqësuesi special i OSBE-së për luftën kundër radikalizmit, Prof. Peter Neumann, ka kryer mbi ekstremizmin dhe radikalizmin dhe se këto punime do të ndihmojnë në eliminim e problemeve aktuale.
"Siguria në masë të mjaftueshme mund të jetë e mundur vetëm me besimin e ndërsjellë", është shprehur Kurz, duke tërhequr vëmendjen se përveç terrorizmit dhe ekstremizmit në rajonin e OSBE-së po përjetohet edhe një krizë e besimit.
Duke cekur konfliktet ushtarake në rajon, Kurz, pasi ka vënë theksin se nga pikëpamja e civilëve kushtet janë shumë negative në Ukrainën Lindore, ai tha se duhet të kryhen ndihma humanitare në rajonet e konfliktit.
Në takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të OSBE-së marrin pjesë afërsisht 30 ministra të jashtëm nga 57 vende.