Ekip
31 Dhjetor 2016•Përditësim: 31 Dhjetor 2016
NEW YORK (AA) - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ka caktuar për sot votimin e planifikuar për rezolutën ruse e cila mundëson miratimin e marrëveshjes për armëpushim në Siri si dhe do të përsërisë mbështetjen për planin e paqes i cili do të fillojë me formimin e një qeverie kalimtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Projekt-rezoluta po ashtu bën thirrje për “qasje të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar" për shpërndarjen e ndihmave humanitare në tërë territorin e Sirisë.
Rezoluta pritet të rezultojë me një takim në fund të janarit në Astana të Kazakistanit, ku në një tryezë do të ulen përfaqësues të qeverisë siriane dhe opozitës, që njeherësh do të paraqiste pjesë të rëndësishme të procesit politik të sirisë në përkujdesin e Kombeve të Bashkuara.
Rusia dhe Turqia, të cilat ndërmjetësuan për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit, të enjten ua dorëzuan tekstin e projekt-rezolutës secilit anëtar të Këshillit të Sigurimit.
Pas debatit me dyer të mbyllura të premten në mëngjes, ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin lëshoi në qarkullim tekstin e shqyrtuar, dhe bëri thirrje për një votim të shtunën.