Sinan Doğan
24 Shtator 2021•Përditësim: 24 Shtator 2021
Në Kubë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi (COVID-19) tejkaloi 7.000, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit me vdekjen e 70 personave në vend numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 7.048.
Me shënimin e 6.935 rasteve në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm arriti në 832.286 ndërsa numri i të shëruarve u rrit në 785.804.
Pretendohet se kohët e fundit sistemi shëndetësor i Kubës ka filluar të shembet për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe vdekjeve.
Në procesin e fushatës së vaksinimit masiv 8.635.000 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 5.697.675 dozën e dytë ndërsa 4.729.445 persona edhe dozën e tretë. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është mbi 50 mijë.