Dejan Maksimoviç
30 Mars 2018•Përditësim: 01 Prill 2018
LONDËR (AA) – Për herë të parë pas 80 viteve në Kupën Botërore të futbollit nuk do të ketë asnjë arbitër nga Britania e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) dje publikoi listën prej 36 arbitrave për Botërorin në Rusi në të cilin nuk ka asnjë arbitër nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, për herë të parë pas Kupës së Botës në vitin 1938.
Mediat vendore raportojnë se Mark Clattenburg ishte i vetmi britanik në listën e zgjeruar të FIFA-s të përpiluar në verën e vitit 2016. Por, ai ra nga kombinimi për shkak se ndaloi arbitrimin në Premier Ligën e Anglisë dhe shkoi në Arabinë Saudite, ku ai ushtron detyrën si njeriu i parë i organizatës të arbitrave.
Clattenburg referoi finalen e EURO 2016 ndërsa në shkurt 2017 vendosi të pranojë një sfidë të re në karrierën e tij.
Federata e Futbollit të Anglisë kërkoi nga FIFA që të delegojë një arbitër tjetër në vend të Clattenburg, e cila u refuzua.
Ajo që është edhe më tronditës për opinionin në "djepin e futbollit" është fakti se britanik nuk ka edhe në mesin e arbitrave ndihmës ndërkaq përfaqësuesit e tyre do t'i kenë të angazhuar në sistemin VAR (video-asistenti i gjyqtarit) i cili për herë të parë do të përdoret në Botërorin në Rusi.
Kampionati Botëror në Rusi do të mbahet nga 14 qërshori deri më 15 korrik të këtij viti.