Fatih Erel
29 Shtator 2015•Përditësim: 29 Shtator 2015
GJENEVË (AA) - Anëtari i Bordit Ekzekutiv dhe ish Zv.Presidenti i FIFA-s, Jack Warner i cili emri i tij është përmendur në pretendimet për korrupsion në FIFA dhe që është përcaktuar se ka keqpërdorur detyrën ka marrë dënim me largim përjetësisht nga futbolli, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga FIFA theksohet se Komiteti i Etikës së FIFA-s e ka dhënë vendimin në kuadër të hetimeve mbi procesin e votimeve për Kupën Botërore 2018 dhe 2022.
Në deklaratën ku vihet në dukje se Warner ka patur një rol të rëndësishëm në akte të kundraligjshme, si në dhënien dhe marrjen e ryshfetit dhe se për këtë arsye ai është gjetur fajtorë thuhet gjithashtu se: "Warner gjatë gjithë kohës që ka punuar në FIFA ka shpërdoruar shumë herë detyrën".
Në kuadër të hetimeve për korrupsion të hapura në SHBA drejtues të lartë të FIFA-s më 27 maj u arrestuan në Zvicër me arsyet për marrje të ryshfetit dhe pastrim parash. Blatter në kongresin e mbajtur më 29 maj u zgjodh në krye të FIFA-s për të 5-tën herë, situatë kjo e cila u prit me reagimin opinionit ndërkombëtarë. Blatter 4 ditë pas kësaj pati dhënë dorëheqjen.
Zyrtarët e FIFA-s të përfolur në aktakuzën e hetimeve akuzohen se që nga viti 1991 e deri tani kanë dëmtuar organizimet ndërkombëtare të futbollit dhe disa organizime që do të zhvillohen vitet e ardhshme.