Bekim Laci
29 Shtator 2015•Përditësim: 29 Shtator 2015
SHKUP (AA) - Zv/kryeministri i Republikes së Maqedonisë Musa Xhaferi bashk me përfaqësuesin e Institutit Evropian për Paqe, Peter Faith, dhe kreun e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadoren Nina Soumalajnen, në një takim me gazetrë prezentuan projektin: “Pasqyrë e Marrëveshjes së Ohrit”, i cili synon të bëjë një rishikim të plotë të kësaj marrëveshjeje, për të parë ngecjet në secilin sektorë të saj veç e veç, të cilat më vonë do prezentohen në një konferecë të përbashkët në fund të vitit, raporton Anadolu Agency.
“Në fund të vitit, apo në fillim të dhjetorit, është edhe vendim i qeverisë, kemi planifikuar të organizojmë një konferëncë me karakter ndërkombëtarë ku do të marrin pjesë përfaqësue të Këshillit të Evropës, nga e cila konferencë do të dalin udhëzime dhe qëndrime. Kemi bindjen se edhe eurokomesari Hahn do të jetë i pranishëm në atë konferencë sepse nga pikat e marrëveshjes së 2 qershorit janë mardhëniet ndëretnike dhe Marrëveshja e Ohrit”, tha Xhaferi i cili kritikoi partitë maqedonase tek të cilat siç tha është krijuar një perceptim se kush përkrahë Marrëveshjen e Ohrit ka tradhëtuar kombin e tyre.
Ambasadorja e OSBE-së, Nina Soumalajnen, tha se është e lumtur të shoh përpjekjet e qeverisë për rishikim të Marrëveshjes së Ohrit që ka të bëjë me implementimin e saj.
“Kjo iniciativë e re me përpjekje të përbashkët të qeverisë, Institutit Evropian për Paqe dhe misionit të OSBE-së, shpresoj që në fund të vitit të arijë të rishikojë në mënyrë gjithpërfshirëse statusin e taishëm të implementimit si dhe të rishikojë politikat e ardhëshme të cilat do ta bëjnë këtë marrëveshje më të përshtatshme për integrimet shoqërore”, deklaroi Soumalajnen.
Përfaqësuesi i Institutit Evropian për Paqe, Peter Faith, i cili në vitin 2001 ka lehtësuar palët në konfliktin në Maqedoni, tha se Marrëveshja e Ohrit, ashtu siç tha eurokomesari Johanes Hah, paraqet një prioritet për Maqedoninë për anëtarsim në BE, dhe prandaj me kërkesë të qeverisë ka pranuar të jetë pjesë e ekipit i cili do të ndihmojë në rishikimin e saj.
Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua në vitin 2001, me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare dhe i dha fund konfliktit të armatosur në të cilin ishin të përfshirë Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe forcat ushtarake dhe policore të Maqedonisë. Dokumenti ishte paraparë të implementohet në afat të caktuar kohorë, por edhe sot e kësaj dite ka ende polemika për implementimin e saj në praktikë.