Mahmoud Barakat
06 Gusht 2016•Përditësim: 06 Gusht 2016
KUVAJT (AA) – Autoritetet e Kuvajtit kanë arrestuar një filipinase e cila i kishte shprehur besnikëri DAESH-it, nën dyshimet se ka planifikuar sulme terroriste në Kuvajt, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, theksohet se e dyshuara e lindur në vitin 1984, kishte hyrë në Kuvajt për të punuar si shërbyese.