Ekip
02 Mars 2020•Përditësim: 02 Mars 2020
Kuvajti sot ka konfirmuar dhjetë raste tjera të koronavirusit, duke arritur numrin në 56, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
"Të gjitha rastet e reja kontraktuan virusin pasi vizituan Iranin," tha në një konferencë për shtyp sekretarja e Shëndetit Publik, Buthaina al-Mudhaf.
Ajo tha se pacientët e infektuar janë në një gjendje stabile.
Javën e kaluar, Kuvajti pushoi festimet e Ditës Kombëtare, si pjesë e luftës së saj kundër shpërthimit të koronavirusit.
Deri më tani, Kuvajti ka evakuuar rreth 800 qytetarë nga Irani, ku 54 persona kanë vdekur nga virusi.
Koronavirusi për herë të parë u zbulua në Kinë në dhjetor të vitit 2019 dhe është përhapur në mbi 45 vende tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë, duke ngritur alarmin global.