Mahmut Geldi
20 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
KUVAJT (AA) - Kuvajti ka marrë vendim për uljen e numrit të diplomatëve në ambasadën e Iranit dhe mbylljen e atasheve të lidhura me ambasadën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e agjencisë zyrtare kuvajtiane të lajmeve KUNA theksohet se vendimi përfshin uljen e numrit të diplomatëve në ambasadën e Iranit, mbylljen e atasheve të lidhura me ambasadën dhe ngrirjen e të gjitha aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të komisionieve të përbashkëta mes dy vendeve.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se autoritetet kuvajtiane në kuadër të dosjes "Celula El-Abdali" krahas mbylljes së atasheve kulturore dhe ushtarake në ambasadën e Iranit ka vendosur edhe uljen nga 14 në 9 numrin e diplomatëve iranian në vend.